Bayerni për herë të 8-të radhazi fiton titullin në Bundesligë
16 qershor 2020
| 23:17
Bayern Munichen shpallet kampion për herë të 8-të radhazi në Bundesligë.
Skuadra “bavareze” fitoi minimalisht 1-0 ndaj Werder Bremen duke siguruar titullin e 30-të në historinë e tyre.
Mbrëmjen e sotme ndeshjen e vendosi i përhershmi Robert Lewandowski me një gol të shënuar vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Sulmuesi polak mori një top të bukur nga Boateng dhe me një rrotullim të bukur arriti që ta dërgonte në rrjetë.
Një realizim fantastik nga golashënuesi më i mirë në Evropë. Rashica ishte në fushë për Werderin, por sot nuk mundi që të linte gjurmë.