Bayerni planifikon revolucionin e madh në verë

19 shkurt 2025 | 16:30

“Abendzeitung Munchen” ka zbuluar planet e Bayern për merkaton e verës 2025. Klubi bavarez synon të bëjë një revolucion të madh, pasi disa lojtarë, të konsideruar senatorë, kanë pësuar rënie të dukshme.

Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman janë më të rrezikuarit për t’u larguar. Prej tyre mund të shpëtojë vetëm njëri, sepse drejtuesit mendojnë se një “boshatisje” totale e ofensivës në këtë formë do shumë kohë të amortizohet.

Ndërkohë, duket se Leon Goretzka e ka rifituar momentumin e tij dhe nuk pritet të sakrifikohet në merkaton e verës. Ai konsiderohet një lojtar i mirë stoli. Fakti që pritet të rikthehet në kombëtaren gjermane e përforcon rolin e tij në Mynih. Bayern po kërkon gjithashtu për një mbrojtës qendre, i cili po konceptohet si lideri i ardhshëm i defensivës bavareze. Emrat e përmendur deri tani janë Bastoni, Araujo, Romero dhe Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë…