
Bayerni planifikon rikthimin e Guardiolës
13 nëntor 2019
| 14:45
Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen vazhdon të jetë në kërkim të trajnerit të ri, pasi pak kohë më parë e shkarkoi Niko Kovaqin.
“Bild” ka raportuar të mërkurën se Bayerni po planifikon rikthimin e Pep Guardiolës, i cili aktualisht e drejton skuadrën e Manchester Cityt.
Tekniku spanjoll mund të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit dhe rikthimi në Bayern duket i mundshëm. Në opsion të gjigantëve gjerman janë edhe Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.
/Epoka e re/