Bayerni planifikon të rikthehet në stërvitje
26 mars 2020
| 10:37
Kampionët e Gjermanisë, ashtu si e gjithë bota e futbollit në vend, janë të frenuar deri më 30 prill.
Por Bayern Munchen nuk ka ndërmend që të qëndrojë në këtë situatë dhe dëshiron të rinisë stërvitjet që javën e ardhshme.
Sipas asaj që raporton “Kicker”, klubi bavarez do të kërkojë një leje speciale në autoritet e landit për t’u mundësuar lojtarëve të stërviten në grupe prej katër elementësh në fusha të ndryshme, siç ka bërë më herët edhe Wolfsburgu.