
Bayerni pranon largimin e Kim Min-Jae për 40 milionë euro
28 prill 2025
| 11:29
Pas vetëm dy sezonesh, aventura e mbrojtësit Kim Min-Jae te Bayern Munich mund të mbyllet. Skuadra “bavareze” është shprehur e gatshme të ndahet nga 28-vjeçari këtë verë edhe pse ai ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2028.
Sipas raportimeve nga Gjermania, Kim Min-Jae vlerësohet rreth 40 milionë euro nga “bavarezët”. Edhe vetë qendërmbrojtësi është gati të dëgjojë çdo ofertë që vjen nga Arabia Saudite. Janë pikërisht klubet arabe ato që janë më së shumti të interesuara për mbrojtësin, që në 79 ndeshje zyrtare me Bayernin ka realizuar 4 gola. Duket se mes lojtarit dhe tifozëve asnjëherë nuk lindi një dashuri e madhe. Madje shpesh koreano-jugori ka përfunduar në qënd0ër të kritikave.