Bayerni prek titullin kampion
Bayerni ka reaguar pas barazimit në ndeshjen e fundit. Ekipi bavarez mposhti Hannoverin e vendit të fundit në shtëpi, në një ndeshje jo dhe aq të thjeshtë. 3-1 fituan djemtë e Kovaq.
Robert Lewandowski zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27-të. Polaku shfrytëzoi një krosim të Kimich dhe goditi saktë me kokë, duke gjetur golin e 22 në kampionat. Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan 5 minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Goretzka lëshoi një goditje të bukur nga jashtë zonës dhe topi përfundoi në rrjetë. Miqtë reaguan dhe arritën të shkurtonin rezultatin në pjesën e dytë.
Braziliani i ardhur nga stoli, Xhonatas u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa pas katër minutash u ndëshkua dy herë me të kuqe, duke lënë Hannoverin me një lojtar më pak.
Bajerni gjeti sërish golin me Franck Ribery. Francezi veproi bukur në krahun e majtë në minutën e 84-ët dhe vulosi fitoren e ekipit të tij me golin e shënuar. Ky trepikësh e ngjit Bayernin në kuotën e 74 pikëve, 5 më shumë se Dortmundi që luan pas një ore në transfertë kundër Werder Bremen.
Stadiumi shpërtheu në ovacione në minutën e 86-të. Arjen Robben u rikthye dhe zhvilloi ndeshjen e 700-të me bluzën e Bayernit, pavarësisht se pati vetëm pak minuta në dispozicion.
Në ndeshjet e tjera pati fitore vendasish dhe një barazim. Wolfsburgu dhe Hertha e Berlinit nuk gabuan në shtëpi, ndërsa dueli Gladbah-Hofenhajm përfundoi në një barazim spektakolar 2-2.