Bayerni rikthen Rummeniggen
Bayern Munchen ka njoftuar sot emërimin e Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të ri të bordit mbikëqyrës. 67-vjeçari ishte CEO i klubit midis 2002 dhe 2021 dhe ishte pjesë e menaxhmentit që fitoi gjashtë tituj historik në 2020.
“Do të dëshiroja të falënderoja bordin për besimin e tyre dhe pres me padurim të mbështet Bajernin si pjesë e tij në të ardhmen. Kam qenë shumë me fat dhe i nderuar që të festoj shumë suksese me këtë klub, ndaj jam i lumtur që t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së drejtuesve”, ishin fjalët e Rummenigge.
Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngjeshur te bavarezët, pasi menjëherë pas fitores sensacionale të titullit kampion, klubi nuk hezitoi të shkarkonte nga detyrat përkatëse CEO-n e atëhershëm Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamidziq.
Klubi ende nuk ka caktuar një zëvendësues për Salihamidžić. Emrat në krye të listës së Bayern Munich janë Markus Krösche (Eintracht Frankfurt) dhe Max Eberl (RB Leipzig).
Ndërkohë që kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për nënshkrimin e Declan Rice të West Ham dhe vera do të sjellë të reja të rëndësishme për merkaton.