![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/muani.jpg)
Bayerni sërish ndalet në barazim
28 janar 2023
| 20:48
Bayern Munchen ka regjistruar barazimin e tretë radhazi në Bundesligë duke barazuar 1-1 ndaj Frankfurtit për javën e 18-të.
Leroy Sane kaloi vendasit në avantazh minutën e 34-të por miqtë barazuan në minutën e 69-të me Kolo Muani.
Me këtë barazim Bayern shkon në kuotën e 37 pikëve ndërsa ndeshjen e radhës skuadra e Niegelsmann luan në transfertë kundër Wolfsburg.