Bayerni shkarkon Kovaqin

03 nëntor 2019 | 21:07

Niko Kovaq nuk do të jetë më kryetrajner i Bayern Munhenit.

Kështu së paku raportojnë mediat në Gjermani. Sipas Blid dhe Sport1, drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur për shkarkimin e tij, përcjell Koha.net.

Kovaç ishte emëruar për të marrë drejtimin e Bayernit në prill të vitit 2018, ndërsa deri atëherë kishte qenë trajner i Eintracht Frankfurtit.

Në këtë sezon, kroati kishte marrë timonin e Bayernit, duke e pasuar veteranin Jupp Heynckes.

Ai kishte kontratë tre vjeçare me klubin nga “Allianz Arena”.

Përveç Eintrachtit, Kovaq ka drejtuar edhe Kroacinë në Kupën e Botës së vitit 2014, për t’u shkarkuar më vonë për shkak të rezultateve të dobëta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brenda…