Bayerni shkatërroi Leverkusenin

17 tetor 2021 | 17:40

Bayern Munichu ka marrë fitore të thellë ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 5-1 në kuadër të javës së tetë në Bundesliga.

Pas vetëm katër minutash lojë, Robert Lewandowski pranoi një asistim nga Dayot Upamecano, për 1-0.

Sulmuesi polak nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin pas gjysmë ore lojë, me Alphonso Davies që ishte asistuesi.

Katër minuta nga goli i dytë, në listë e realizatorëve u fut edhe Thomas Muller për 3-0, derisa Niklas Sule ishte asistues.

Për 4-0 u përkujdes Serge Gnabry që realizoi në minutën e 35-të, me Muller që ishte tani asistues.

Gjermani arriti po ashtu të realizonte golin e tij të dytë pas vetëm dy minutash nga i pari, me Leon Goretzkan që ishte asistues

Në 45 minutat e dytë, ndeshja ishte tejet e qetë, pasi u realizua vetëm një gol.

Ishte Patrick Schick që realizoi për 5-1 në minutën e 55-të, nga një asistim i Florian Wirtz.

Bavarezët dukej se kishin marrë urdhrin që të mos shënonin më gola, pasi edhe angazhimi i tyre në fushë dukej tejet i dobët, për dallim nga pjesa e parë.

Pas javës së tetë, Bayern Munichu është lider me 19 pikë, derisa në xhiron e nëntë do të takohen me Hoffenheimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka qenë në…