Bayerni shkatërroi Schalken
25 janar 2020
| 20:50
Bayern Munich e ka shfrytëzuar mjaft mirë humbjen e RB Leipzig, duke demoluar Schalken 5:0 dhe duke ngushtuar diferencën në -1 pikë.
Bavarezët e nisën frikshëm takimin, duke shënuar përmes Rober Lewandowskit (6′). Thomas Muller dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.
Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në gjysmën e dytë, nëpërmjet Leon Goretzka (50′), Thiago Alcantara (58′) dhe Sergi Gnabry (90′).
Skuadra e Flick tashmë ngjitet në pozitën e dytë me 39 pikë, një më pak se lideri Lepizig. Schalke vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë.