Bayerni shkatërroi Atleticon, fitojnë Liverpooli dhe City

21 tetor 2020 | 22:56

Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet e radhës në fazën e grupeve. Bayern Munchen që është kampione në fuqi e Evropës, e shkatërroi Atletico Madridin duke e mposhtur me rezultat 4-0. Fitore kanë shënuar edhe Liverpooli dhe Manchester City, ndaj Ajaxit dhe Portos.

Grupi A

Salzburg – Lokomotiv M.                          2-2
Bayern M. – Atletico Madrid                    4-0

Grupi B

Real Madrid – Shakhtar D.                       2-3
Inter – B.Moenchengladbach                  2-2

Grupi C

Manchester City – Porto                           3-1
Olympiacos – Marseille                             1-0

Grupi D

Ajax – Liverpool                                          0-1
Midtjylland – Atalanta                              0-4

————————————–

Interi barazon rezultatin kundër Monchengladbachut (Video)

Romelu Lukaku e ka barazuar rezultatin kundër Monchengladbachut në 2-2.

———————————

Hofmann shokon Interin (Video)

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Jonas Hofmann e ka kaluar Monchengladbachun në epërsi kundër Interit (1-2).

———————————

City – Porto, 3-1 (Video)

Manchester City është në epërsi ndaj Portos (3-1), golashënues i golit të tretë është Ferran Torres.

———————————————-

Bayern – Atletico, 4-0 (Video)

Bayern Munchen është në epërsi ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0. Dy golat tjerë i kanë shënuar Tolisso dhe Coman.

 

————————————-

Gol i bukur nga Gundogan (Video)

Ilkay Gundogan shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Manchester City tash është në epërsi ndaj Portos (2-1).

—————————————-

Barazohet rezultati në ndeshjen Inter – Monchengladbach (Video)

Edhe një gol shënohet në ndeshjen me Interit dhe Borussia Monchengladbach. Ramy Bensebaini shënoi nga penalltia për të barazuar rezultatin në 1-1.

——————————–

Lukaku kalon në epërsi Interin (Video)

Interi në fillim të pjesës së dytë ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Monchengladbach me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

————————————-

Liga e Kampionëve, përfundojnë pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Bayern Munchn është duke e fituar kryendeshjen ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0.

Grupi A

Salzburg – Lokomotiv M.                          2-2
Bayern M. – Atletico Madrid                    4-0

Grupi B

Real Madrid – Shakhtar D.                       2-3
Inter – B.Moenchengladbach                  2-2

Grupi C

Manchester City – Porto                           3-1
Olympiacos – Marseille                             1-0

Grupi D

Ajax – Liverpool                                          0-1
Midtjylland – Atalanta                              0-4

—————————————————————–

Sërish shënojnë Bayerni dhe Atalanta (Video)

Bayern Munchen e ka shtuar epërsinë ndaj Atletico Madridit në 2-0. Kësaj radhe Coman asistojë për Leon Goretzkan. Atalanta po fiton ndaj Midtjyllandit 0-3.

 

————————————–

Liverpooli në epërsi ndaj Ajaxit, Atalanta shënon golin e dytë (Video)

Liverpooli ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Ajaxit (0-1), pasi Nicolas Tagliafico realizoi autogol. Në anën tjetër Atalanta ka shënuar edhe golin e dytë kundër Midtjyllandit. Kësaj radhe shënues ishte Alejandro Gomez.

 

————————————————-

Coman kalon në epërsi Bayernin (Video)

Në minutën e 28-të, Kingsley Coman e shfrytëzoi një pasim të Kimmichit dhe realizoi golin e parë për Bayernin në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

—————————————-

Atalanta në epërsi ndaj Midtjyllandit (Video)

Sulmuesi Duvan Zapata e ka kaluar në epërsi skuadrën e Atalantës në ndeshjen kundër Midtjyllandit (1-0).

—————————————

Edhe një gol në ndeshjen City – Porto (Video)

Manchester City është rikthyer në lojë në ndeshjen ndaj Portos, duke e barazuar rezultatin në 1-1. Sergio Aguero ka realizuar gol nga penalltia.

———————————–

Gol në ndeshjen City – Porto (Video)

Është shënuar goli i parë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Portos. Në Minutën e 14-të, Marulanda Fernando Luis Diaz realizoi për 0-1.

——————————————

Liga e Kampionëve (Live)

Kanë  filluar gjashtë  ndeshjet e para të natës së  dytë në fazë e grupeve në Ligë  Kampionë ve. Kryendeshja zhvillohet në  Gjermani në  mes kampiones në  fuqi, Bayern Munchen dhe Atletico Madridit.

Klubi “bavarez” ka treguar një formë të jashtëzakonshme edicionin e kaluar ku arriti ta fitojë Bundesligën, Kupën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë. Pavarësisht prej këtyre sukseseve, Bayerni në disa ndeshje nuk ka treguar shumë qëndrueshmëri në repartin e mbrojtjes, ku pësoi humbje të thellë nga Hoffenihemi (4-1), por edhe në finale ndaj Borussia Dortmundit ishte duke fituar 2-0, më pas pranoi dy gola 2-2.

Një gol në fund të ndeshjes nga Joshua Kimmich i siguroi trofeun kësaj skuadre. Në anën tjetër edhe Atletico Madridi nuk ka treguar shumë qëndrueshmëri në këtë fillim sezoni.

Grupi A

Salzburg – Lokomotiv M.                          2-2
Bayern M. – Atletico Madrid                    4-0

Grupi B

Real Madrid – Shakhtar D.                       2-3
Inter – B.Moenchengladbach                  2-2

Grupi C

Manchester City – Porto                            3-1
Olympiacos – Marseille                             1-0

Grupi D

Ajax – Liverpool                                          0-1
Midtjylland – Atalanta                              0-4

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një…