Bayerni shkatërron Lyonin dhe sfidon PSG-në në finale të Ligës së Kampionëve

19 gusht 2020 | 22:58

Bayern Munich-PSG do të jetë finalja e Champions League për edicionin 2019-2020. Skuadra gjermane fitoi pa shumë probleme 3-0 në gjysmëfinalen kundër Lyon-it. Ishte një ndeshje e nisur me një ritëm fantastik nga të dyja skuadrat, teksa francezët ju afruan dy herë golit, por Neuer ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

Ekipi i Flick është vrastar në sulmet e saj, teksa në minutën e 18-të, gjen golin e avantazhit pas një “perle” të shënuar nga Serge Gnabry. Sulmuesi i talentuar do të shënonte një tjetër gol në minutën e 33-të, duke i dhënë një goditje të rëndë shpresave të skuadrës së Garcias.

Në pjesën e dytë Lyon shtoi aksionet sulmuese, por pa mundur që të rihapte ndeshjen. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Leëandoëki shënoi dhe golin e tretë me kokë. Finalja e Champions League do të luhet të dielën në mbrëmje, me bavarezët që shkojnë super të favorizuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nga shtatori Kosova do…