Bayerni shpreh interesim për Varanen
27 dhjetor 2023
| 15:40
Mbrojtësi Raphael Varane pritet të largohet nga Manchester United. Pasi e nisi mjaft mirë sezonin me gol kundër Wolverhamptonit, qendërmbrojtësi francez më pas hasi vështirësi për të gjetur hapësira.
Ai është aktivizuar vetëm në ndeshjet kundër Liverpooli dhe Aston Villa që nga minuta e parë, me një total prej 915 minutash në sezon, duke përfshirë sfidat e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligë.
Me shumë mundësi mbrojtësi nuk do të rinovojë kontratën me “Djajtë e Kuq”. Sipas asaj që raporton Sport, ish-lojtari i Real Madridit ka përfunduar në orbitën e Bayernit. Skuadra gjermane do të duhet të paguajë 20 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Unitedi.