Bayerni shumë afër marrëveshjes me yllin e Atleticos

15 mars 2021 | 14:06

Bayern Munchen duket se është pa frena në merkaton e verës dhe pasi ka siguruar shërbimet e Dayout Upamecanos, është shumë pranë një tjetër goditjeje të bujshme.

Sipas mediave në Gjermani, “bavarezët” kanë ofruar 40 milionë euro për Saul Niguezin dhe janë shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin.

Spanjolli është i zhgënjyer në Madrid, pasi prej kohësh nuk ka qenë një titullar fiks i formacionit të Diego Simeones dhe ka kërkuar largimin.

Bayerni ka përfituar nga kjo situatë e krijuar dhe është shumë pranë transferimit të Saulit, i cili ka qenë një dëshirë edhe e Manchester Unitedit, por duket se kalimi në Gjermani e tërheq më shumë 26-vjeçarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, ka mohuar se…