Bayerni: S’ka justifikim, do të marrim masa ndaj tifozëve

02 mars 2020 | 11:55

Bayern Muncheni kundër Hoffenheimit fitoi me rezultatin 6-0, por sfida e tyre u prish nga parullat e turpshme të tifozëve ultras të bavarezëve, të cilat ofendonin personalisht pronarin e Hoffenheim Dietmar Hopp.

Presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenige, paralajmëron se do të ketë pasoja pas asaj që e quajti një ditë të errët për futbollin.

“Nuk ka asnjë justifikim për atë që ndodhi në seksionin e tifozëve tanë. Ishte një anë shumë e shëmtuar e Bayernit, në një ndeshje ku skuadra po luante mrekullisht. Kemi pamje filmike të incidenteve dhe do të marrim masa strikte ndaj personave përgjegjës për diskreditimin e klubit. Kemi mbyllur për shumë gjatë njërin sy për atë që po ndodhte me tifozët tanë”.

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, lojtarët u rikthyen në fushë dhe nisën t’i pasonin topin njëri-tjetrit deri në vërshëllimën përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e SBAShK-ut, FSShK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave…