Bayerni triumfon minimalisht kundër Frankfurtit

26 shkurt 2022 | 21:16

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar me rezultate pozitive në Bundesliga, duke marrë tri pikët e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte për një nuancë në favor të Bavarezëve, por edhe përkunder rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë golin.

Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi të luajë më mirë dhe pas disa rasteve gjeti edhe golin që doli të ishte i fitores.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 72-të dhe ishte zëvendësuesi Leroy Sane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Joshua Kimmich.

Me këtë fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 58 pikë, ndërsa Eintrachti renditet i 10-ti me 31 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, teksa Eintracht Frankfurt udhëton te Hertha Berlini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manjati rus, Roman Abramovich, ka dorëzuar “administrimin” e Chelseat te…