Bayerni vazhdon kontratën me trajnerin Flick
03 prill 2020
| 19:01
Klubi i Bayern Munchen ka vendosur këtë të premte të zgjasë kontratën me 55 vjeçarin gjerman, Hansi Flick, i cili tashmë do të jetë trajner i “bavarezve” deri në vitin 2023.
Flick mori drejtimin e Bayernit në nëntor të vitit të kaluar si trajner i përkohshëm, pasi klubi shkarkoi Niko Kovaç, duke qenë se pati një fillim sezoni të dobët.
“Mezi pres të kryej detyrat e radhës së bashku me skuadrën dhe stafin tim. Bisedimet me bordin kanë qenë tepër të mira dhe vihej re besimi i dyanshëm. Ne kemi përcaktuar drejtimin që duam të marrim në vitet e ardhshëm dhe jam i sigurt që mund të arrijmë shumë së bashku”, ka thënë 55-vjeçari në faqen e Bayernit pas vendimit.