Bayerni vazhdon negociatat për Kane
14 korrik 2023
| 11:15
Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bayern Munchen për “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me Presidentin e Spurs, Daniel Levy për arritjen e akordit.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesliga, që ndihen optimist, teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Tottenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bayern Munich dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove.