Bayerni zyrtarizon Cuisancen
18 gusht 2019
| 13:44
Bayern Munchen ka dështuar në ndeshjen e parë në Bundesliga ndaj Hertha Berlin (2-2), por sot e ka zyrtarizuar edhe një transferim.
Bëhet fjalë për futbollistin Michael Cuisance, i cili ishte pjesë e Borussia Monchengladbach. 20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe shihet si një futbollist më të ardhme të madhe.
“Padyshim që edhe një hap i madh për mua, por jam gati dhe jam shumë krenar që po e veshi fanellën e Bayernit. Për mua personalisht është shumë gjë e mirë që shumë lojtar francez luajnë për Bayernin. Kjo gjë më ndihmon mua të integrohem sa më shpejtë me ekipin”, ka thënë Cuisance.
/Epoka e re/