
Bayerni zyrtarizon transferimin e Upamecanos
14 shkurt 2021
| 13:33
Dayot Upamecano është lojtari më i ri i Bayern Munichut. Lajmin e ka bërë të ditur klubi “bavarez” ndërmjet uebfaqes zyrtare të klubit.
Ditë më parë, gazetari italian, Fabrizio Romano, kishte raportuar se Bayerni dhe Leipzig kishin arritur marrëveshje për transferimin e Upamecanos në Allanz Arena, por asgjë nuk u zyrtarizua nga klubet.
Tani është zyrtare, edhe Drejtori Sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidziq, komentoi transferimin e 22-vjeçarit në “Allanz Arena”.
“Ne jemi të lumtur që kemi mundur të transferojmë Dayot Upamecano tek FC Bayern Munchen. Dayot do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në vitet e ardhshme, ne jemi të bindur për këtë”, u shpreh Salihamidziq në faqen zyrtare të klubit.