Bazat e Shqipërisë së pavarur janë vendosur në Lidhjen e Prizrenit

10 qershor 2020 | 12:39

Në 142-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 10 qershor të vitit 1878  është krijuar organizimi i parë politik i vilajeteve shqiptare në Ballkan.

Sipas tij, në këtë datë janë vendosur bazat e Shqipërisë së pavarur.

“Nderim në përvjetorin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve. Në ditën e sotme të vitit 1878, është krijuar organizimi i parë politik i vilajeteve shqiptare në Ballkan, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare! Në këtë ditë janë vendosur bazat e Shqipërisë së pavarur e cila kulmoi me 28 Nëntor 1912 e që më e plotë u bë me 17 shkurt 2008!”, ka shkruar Haradinaj.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lavdia u takon atyre që flijohen për vizione të mëdha…