Bazë detare e NATO-s në Shqipëri? Stoltenberg: Po vlerësohet si mundësi
28 tetor 2019
| 21:54
Ndonëse nuk ka ende një vendim, strukturat e NATO-s janë duke vlerësuar kërkesën e bërë nga Shqipëria për ngritjen e një baze detare të aleancës në territorin e Shqipërisë.
Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, tha se ekspertët po e shqyrtojnë si mundësi dhe më pas do të marrin vendimin nëse do të ngrihet ose jo një bazë detare në Shqipëri.
“Deri më tani asnjë vendim nuk marrë për ndonjë investim shtesë në një bazë detare, por është diçka që po vlerësohet nga autoritetet dhe ekspertët, dhe në bazë të kësaj do të merret një vendim”, u shpreh Stoltenberg.
NATO dhe Shqipëria janë duke punuar për ngritjen e një baze ajrore për aleancën, në qytetin e Kuçovës.