Baze: Nga sot Albin Kurti është pakicë politike në Kosovë, qytetarët votuan kundër tij
15 nëntor 2021
| 08:49
Analisti dhe gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, shkruan ka thënë se lideri i VV-së, nga sonte është pakicë në politikë.
Tutje ai ka thënë se Kurti mund të konsumojë mandatin për të marr rrogën e kryeministrit, por nuk është më njeriu që udhëheq Kosovën.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nga sonte është pakicë politike në Kosovë.
Ai mund të konsumojë mandatin për të marr rrogën e kryeministrit, por nuk është më njeriu që udhëheq Kosovën. Është rrogëtar i saj.
Ai mori përsipër fushatën, dhe ftoi qytetarët të votonin për Albin Kurtin dhe jo kandidatët. Dhe ata votuan kundër tij.
E reja e vërtet e Kosovës janë ata që e mundën.
Urime Lumir Abdixhikut e Memli Krasniqit.
Urime Përparim Ramës.