BB-ja dhe GIZ-i vazhdojnë ta mbështesin ATK-në
21 shkurt 2018
| 16:01
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka pritur të mërkurën në takim një ekip nga Banka Botërore (BB) dhe zyrtarë nga organizata GIZ.
Gjatë këtij takim është diskutuar për proceset aktuale në Administratën Tatimore dhe objektivat në fushën e modernizimit të saj.
Po ashtu, është diskutuar edhe për mundësinë e zhvillimit të programit të mbështetjes në fushën e ngritjes së përmbushjes vullnetare të tatimeve dhe të bërit biznes në Kosovë.
Programi i përkrahjes do të zhvillohet gjithsej në gjashtë faza, të cilat parashohin zbatimin e aktiviteteve specifike.