BB miraton një hua prej 500 milionë dollarësh për kompanitë turke
Banka Botërore miratoi një hua prej 500 milionë dollarësh për një projekt në Turqi që synon të financojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të prekura nga pandemia e koronavirusit. Projekti i ndihmës do të zbatohet nëpërmjet dy bankave publike.
Një fond kredie prej 250 milionë dollarësh do ti jepet VakifBank, për t’ia huazuar më pas direkt SME-ve të përshtatshme. Ndërsa 250 milionë të tjera do ti jepet Bankës së Turqisë për Zhvillim dhe Investime (TKYB), fond i cili do të jetë në dispozicion për bankat tregtare, kompanitë qiradhënëse dhe kompanitë e prodhimit me shumicë.
“Një shtyllë kryesore e qasjes së Bankës për të mbështetur vendet klientë në zbutjen e ndikimit të COVID-19 në ekonomi, kompanitë dhe punëtorët e tyre përfshin sigurimin e rritjes së qëndrueshme të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës ndërsa vendet ristrukturojnë ekonomitë e tyre”, tha Auguste Kouame, drejtori i BB për Turqinë.
Ky financim do të ndihmojë në mbajtjen e SME-ve në këmbë dhe në ruajtjen e punësimit gjatë fazës akute të krizës.
Projekti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kompanive të përqendruara tek punësimi i grave dhe te firmat që veprojnë në rajone që mbeten prapa zonave të zhvilluara./Anadolu Agency