‘BBC’-ja ia dedikon një artikull Ushtrisë së Kosovës
“BBC”-ja ia ka dedikuar një shkrim për votimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe rrugëtimin e shtetit të ri evropian deri në krijimin e ushtrisë.
Në këtë artikull “BBC”-ja ka shkuar se rrugëtimi euroatlantik i Kosovës është vënë në dyshim gjatë javëve të fundit.
“Së pari vuri taksë 100 për qind ndaj produkteve të fqinjit, Serbisë. Tani deputetët do të votojnë për ngritjen e një ushtrie. Këto veprime nxitën paralajmërime, kërcënime dhe lutje nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja”, ka shkruar “BBC”.
Votimi i sotëm do të shndërronte 4 mijë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri profesioniste të Kosovës.
“BBC”-ja ka shkruar se Kosova është territor që mbrohet nga 4 mijë trupa të KFOR-it që kur forcat serbe janë larguar nga Kosova në vitin 1999.
“Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ishte aq e tërbuar nga votimi i ushtrisë sa foli për një kundërpërgjigje ushtarake. Presidenti serb kërkoi përkrahje nga Rusia dhe Kina”, ka shkuar “BBC”-ja.