BBC: Mercedesi, me të cilin kishin garuar legjendat e Formula 1, shitet për 51 milionë e 155 mijë euro
Një veturë Mercedes me të cilin kishin garuar legjendat e Formula 1, Stirling Moss dhe Juan Manuel Fangio, është shitur në ankandë për shifër rekorde prej 51 milionë e 155 mijë euro, raporton “BBC”.
Bolidi “W196 R Stromlinienwagen” u drejtua nga kampioni i pesëfishtë i Formula 1, argjentinasi Fangio, ndërsa me të fitoi garën e Çmimit të Madh të Buenos Airesit në vitin 1955.
Britaniku Moss kishte drejtuar këtë makinë në garën e Shpërblimit të Madh të Italisë në Monza në vitin e njëjtë. Ai vendosi xhiron më të shpejtë në atë garë.
Vetura u shit nga ankandi “RM Sotheby’s” në muzeun e Mercedesit në Stuttgart të Gjermanisë. Është vetura më e shtrenjtë e Formula 1 e shitur ndonjëherë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një tjetër veturë e Mercedesit e drejtuar nga Fangio. “Mercedes W196” i vitit 1954 ishte fhitur për 19.6 milionë funte.
“Mercedes W196 R”, që u shit të shtunën, ishte një nga katër veturat e Formula 1 të kësaj marke që ekzistonin.
E bën veturën e dytë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand, pas veturës sportive “1955 Mercedes 300SLR Uhlenhaut Coupe” që u shit 135 milionë euro në maj të vitit 2022.