BBC: Shefi i CIA-s në Serbi diskutoi më së shumti për Kosovën
Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdon të jetë ende temë diskutimi.
Në vizitën e tij të paparalajmëruar Burns fillimisht vizitoi Bosnje e Hercegovinën, pastaj Serbinë dhe Kosovën.
BBC raporton se në takimet që pati në Serbi, shefi i CIA-s më së shumti u fol për Kosovën.
“Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, shkruan BBC.
Kosova ishte destinacioni i fundit i këtij turneu të Burns-it.
Në Prishtinë, më 22 gusht, ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Petrit Ajeti.
Osmani publikoi një fotografi me të.
“Aleanca me SHBA-të është garancia për siguri, paqe dhe sukses,” shkroi Osmani në “Facebook”, duke shtuar se ishte kënaqësi të mirëpriste Burnsin në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu e falënderoi publikisht për mbështetjen e Kosovës, duke publikuar fotografi nga, siç e quajti ai, “takimi strategjikisht i rëndësishëm.”