BDI: Incidenti i inskenuar – i paramenduar dhe i planifikuar

07 korrik 2022 | 00:07

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate me shkrim ka bërë të ditur se “dënon incidentet në protestat anti-evropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqëri përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skënderbeu në Shkup”.

“Incidenti midis aktivistëve të OBRM-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.

Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për OBRM-PDUKM-në, ndërsa sot është funksionar i OBRM-PDUKM-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Evropën” thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO ka njoftuar se një delegacion i lartë Këshillit të…