BDI-ja dënon ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë

16 shkurt 2025 | 12:21

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënuar ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore.

“Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. Kjo përpjeke e rrezikshme dhe e ulët e mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e Gjuhës Shqipe, është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO-s nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet e ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë.

BDI-ja ka theksuar se do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pritet ta bëjë Jonathan Tah blerjen e tyre të…