BDI-ja dënon sulmin terrorist në Vjenë

03 nëntor 2020 | 14:54

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vjenë.

Në komunikatën për medie, BDI-ja ka vlerësuar se në këto momente të vështira për popullin austriak, ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin mik të Austrisë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.Austria dhe në veçanti Vjena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtë zakontë. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe me këtë rast përsërit qëndrimin se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe që i njëjti duhet ç’rrënjosur”, është thënë në komunikatën e BDI-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar sulmet…