BDI-ja: Dështoi plani për ekstradim të ushtarit të UÇK-së në Serbi
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë me dije se ka dështuar plani i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë monoetnike të Maqedonisë së Veriut për ekstradim të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të Qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.
“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij”, është thënë në reagimin e BDI-së.
Kjo parti k theksuar se “mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeqarëve. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz”.
“Vasalen-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”, është thënë në reagimin e BDI-së.