BDI-ja e Ali Ahmetit përshëndet kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut
02 janar 2023
| 14:03
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur marrjen e kryesimin e Maqedonisë së Veriut në organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE.
BDI-ja ka vlerësuar se ky është suksesi i madh i Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.
“Nën sloganin ‘për njerëzit bëhet fjalë’, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale”.
“2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet”, është thënë në njoftimin e BDI-së që drejtohet nga Ali Ahmeti.