BDI-ja ka Badinterin në këshillin e Shkupit: Propozimi për ndryshimin e emrave të rrugëve nuk kalon

29 dhjetor 2021 | 21:52

Pas iniciativës për anulimin e Vendimit të miratuar për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve me figurat dhe ngjarjet e shënuara të historisë së popullit shqiptar nga ana e VMRO DPMNE-së që është në koalicion me Levicën dhe Aleancën për Shqiptarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga ky subjekt politik potencojnë se kategorikisht e kundërshtojnë iniciativën e këtillë dhe poashtu bëjnë me dije se një iniciativë e tillë nuk kalon pasi BDI ka në dispozicion mekanizmin e Badinterit që varet nga votat e këshilltarëve të BDI-së të cilët nuk do të lejojnë kalimin e një pike të këtillë të rendit të ditës që është skandaloze dhe tregues i qartë i politikave nacionaliste dhe antivlerave të bashkëjetesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se viti që po e…