
BDI-ja: Maqedonasit po thellojnë ndarjen e shtetit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka alarmuar se margjinalizimi i shqiptarëve në institucione dhe administratë është duke e rrezikuar stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Subjekti i drejtuar nga Ali Ahmeti ka vlerësuar se ka një prishje të thellë të ekuilibrit institucional e shoqëror në këtë shtet.
“Përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit. Ky fenomen nuk është thjesht një çështje përfaqësimi etnik është një çështje që prek vetë funksionimin e shtetit. Margjinalizimi i shqiptarëve në jetën shtetërore, administrative dhe publike minon modelin e demokracisë konsensuale që, që prej marrëveshjes së Ohrit, ka garantuar stabilitet, kohezion dhe përparim”, është thënë në reagimin e BDI-së.
Sipas BDI-së, ky regres është duke ndodhur në një moment kyç për sa i përket perspektivës evropiane të vendit.
“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth për qind, që qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit. Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme të rikthehet parimi i bashkëqeverisjes së barabartë dhe të respektohen standardet që për dekada kanë garantuar paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane”, është thënë në këtë reagim.
Reagimi i plotë: