BDI-ja: Mickoski dje zbuloi planin për ta degraduar gjuhën shqipe, por kjo nuk kalon

08 janar 2025 | 12:53

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, se po tenton të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.

Në reagimin e BDI-së është thënë se kjo deklaratë po degradon statusin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kthen në vitin 2008 ku gjuha shqipe përdorej vetëm në formularë të veçantë.

“Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt. Ne do të përdorim të gjitha mjetet politike, ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar këtë prapakthim dhe për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me sakrificë”, është thënë në reagimin e BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të shtunën e hap fushatën…