BDI-ja: Shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve!

23 shtator 2024 | 10:51

Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për medie ka theksuar +“se shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve dhe për partitë shqiptare në pushtet”.

Nga BDI thonë se “në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona”.

“Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe më pas janë dorëzuar për të sulmuar BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti, duam të nënvizojmë se ky akt ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë në mesin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase. Në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona. Ky është një sulm jo vetëm ndaj një partie apo një individi, por një përpjekje për të ulur dinjitetin dhe aspiratat kombëtare të shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI-ja ka theksuar se mbetet e vendosur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet.

“Nuk do të lejojmë që këto manovra të ulëta të na ndalin në rrugën tonë drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve për barazi dhe përfaqësim të drejtë. Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë ndaj këtyre përpjekjeve për të na përçarë dhe për të manipuluar opinionin publik. BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë me përkushtim maksimal të udhëheqin kauzën shqiptare me dinjitet, gjithmonë duke respektuar vullnetin dhe aspiratat e popullit shqiptar”, ka përfunduar komunikata e BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së dhe ish ministre Gjatë…