BE: Britania ende nuk e ka arritur pikun e Covid-19

04 maj 2020 | 15:47

Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka deklaruar të hënën se Britania është  një nga pesë vendet evropiane që akoma s’e ka arritur kulmin e pandemisë, duke kundërshtuar linjën e qeverisë britanike.

Ajo iu tha ligjvënësve të BE-së se Bullgaria ende po shënonte një rritje të rasteve, ndërsa për Britaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Suedinë, agjensia nuk kishte parë “asnjë ndryshim thelbësor në 14 ditët e fundit”.

Kryeministri Boris Johnson, i cili u kthye në punë javën e kaluar pasi vetë u sëmur rëndë nga COVID-19, tha të enjten se Britania e kishte kaluar kulmin e pandemisë./Epoka e re/M.K

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI),…