BE: Certifikata e vaksinimit “skadon”, 9 muaj pas dozës së dytë

07 dhjetor 2021 | 16:19

Ministrat e Bashkimit Evropian po diskutojnë që vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit ta reduktojnë në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Kjo po shihet në bllok si një mënyrë për të ushtruar më shumë presion tek qytetarët që hezitojnë të vaksinohen.

Edhe pse deri më tani një numër i konsiderueshëm vendesh e mbështesin këtë propozim, disa shtete këmbëngulin që vlefshmëria e certifikatës të jetë 12 muaj, shkruan abcnews.al. Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masa të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hillary Clinton i ka dhënë çmimin “Vital Voices Global” kryeministrit…