BE dhe UNICEF lancojnë fushatën 22 mujore T’gjithë N’Përfshirje – Të zgjidhim lomshin për fëmijët me aftësi të kufizuara
Sot, si pjesë e iniciativës së financuar nga Bashkimi Evropian, UNICEF-i në Kosovë do te lansoj një fushatë sot nga ora 11:30 për ta rritur ndërgjegjësimin e publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për të bërë thirrje për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.
Prezent në lancimin e fushatës do të jenë Kryeministri i Kosoves, Z. Albin Kurti, Përfaqësuesi i BE-se, Johannes Madsen, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Z. Alban Zogaj, Zyrja për Qeverisje të mire, Ambasadorë e vendim-marres të tjerë, organizata, prindër e fëmijë, përderisa fushata do të lancohet sot në Sheshin Skenderbeu përballë Teatrit Kombëtar nga ora 11:30 , me ç’rast ju ftojm të e percjellni ngjarjën.
Fushata, e cila do të zgjasë 22 muaj në 4 komuna dhe online në mbarë Kosovën, do te avokoje për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara me fokus të veçantë në rritjen e qasshmërisë në hapësirat publike, zgjerimin e disponueshmërisë së shërbimeve cilësore gjithëpërfshirëse dhe luftimin e stigmës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Fushata gjithashtu synon ta rrisë ndërgjegjësimin për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i cili do të jetë një reformë në Kosovë, nëse miratohet.
Pika kryesore e kësaj fushate do të jetë zbulimi i një instalacioni simbolik në formë “nyje – lomshi” i dizajnuar për t’i përfaqësuar sfidat e shumta dhe të ndërlidhura me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë. I hapur për publikun për një javë në qendër të Prishtinës, ky instalacion do të shërbejë si një platformë e dukshme dhe e fuqishme për prindërit dhe fëmijët për të kërkuar ndryshim dhe për ta promovuar përfshirjen brenda komuniteteve të tyre.