BE do të trajnojë 75,000 ushtarë ukrainas deri në fillim të vitit 2025

16 dhjetor 2024 | 23:52

Bashkimi Evropian do të trajnojë 75,000 trupa ukrainase deri në vitin e ardhshëm, ka njoftuar kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Në një konferencë shtypi, Kallas theksoi rëndësinë e ndihmës së mëtejshme për Ukrainën dhe tha se “duhet t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet”, transmeton Telegrafi.

“BE duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht. Deri në fund të dimrit, BE do të ketë trajnuar 75,000 anëtarë të ushtrisë ukrainase”, tha Kallas.

Ndryshe Volodymyr Zelensky një ditë më parë ka paraqitur prova të forcave të Koresë së Veriut, që janë dërguar në beteja të ashpra në Kursk.

Madje sipas tij, koreano-veriorët kanë pësuar humbje të mëdha në atë rajon rus, sa që Kremlini ka rekrutuar të tjerë për të mbushur boshllëkun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se ftesa e refuzuar nga…