BE drejt heqjes së vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit: Po rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe

09 prill 2024 | 21:29

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar, avokati Arianit Koci duke thënë se nëse vazhdohet kështu, Kosova rrezikohet që komplet të kthehet nën tutelën serbe.

Ai në Facebook thotë se me këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.

Koci tutje thotë që shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës, pasi sipas tij janë dokumente ileale.

Postimi i plotë:

Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat.
Ato janë dokumente ilegale – për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë.
Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetët mjet i pagesës në Kosovë.
Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.
Kemi hyrë në rrugë pa kthim!
Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne – dhe mbyllët qarku.
Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.
Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tanë – deri në radikalizim të gjendjës poltike.
Sa serb të Kosovës tash e marrin pasaportën kosovare?
Pak, shumë pak! Dhe këtu përfundon integrimi i tyre.
Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionihemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare – nëse iu bindemi të gjitha kërkesave të Serbisë, e që po janë në unision me një pjesë të ndërkombëtarëve – Kosova do të bëhet shtet jofunksional. Shtet që askush nuk ka me pasë dëshirë me jetu!
P.s
Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës!
Madje, fushata duhet të filloj menjëherë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, që është në koalicion me…