
BE drejt miratimit të ndihmës ushtarake 20 miliardë euro për Ukrainën
22 shkurt 2025
| 21:12
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian po punojnë për miratimin e një pakete ndihme ushtarake ndaj Ukrainës në vlerën e 20 miliardë eurove. Lajmi raportohet nga “Politico” që citon burime diplomatike të BE-së.
Po kështu bëhet e ditur se ndihma mund të zgjerohet nëse do të nevojitet dhe një vendim mëi qatë për këtë do të merret në takimin e ministrave të Jashtëm të hënën në Bruksel.
Në krye të procesit është vënë ministrja e Jashtme e KE-së, Kaja Kallas dhe në kuadër të tij ndihma do të kalojë përmes shteteve anëtare për të shmangur veton nga vende si Hungaria.