BE: Edhe arsimi në Kosovë ka mangësi
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke iu referuar vlerësimit të Komisionit Evropian për cilësinë e dobët të arsimit në Kosovë, thotë se duhet të punohet shumë në këtë drejtim.
“Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është e shkurtër, tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit. Konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Cilësi, rekomandimet e tjera janë pjesë e punës sonë. Planifikimit që tashmë veç i kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në Planin Strategjik të Arsimit 2022 -2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit, i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”, deklaroi Nagavci, raportin RTV21, përcjell Telegrafi.
“Ministria e Arsimit duhet të ketë përkushtim institucional që të prioritetizojë një reformë më të thellë në arsim, e pastaj kjo reformë do të na sillte udhëzime që i përgjigjen edhe kërkesave specifike të agjendës evropiane. Ndërkaq të përgjigjurit vetëm në kërkesat e agjendës evropiane kam frikë që do të na anashkalojë edhe shumë prioritete tjera që vërtetë prekin sistemin tonë arsimor”, tha Qehaja.