BE-ja bën marrëveshje me “Curevac” për 405 milionë doza të vaksinës

17 nëntor 2020 | 08:24

Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.

“KE dhe Banka Evropiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi von der Leyen.

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të Bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është…