BE-ja blen 300 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit
11 nëntor 2020
| 14:00
Bashkimi Evropian (BE) ka konfirmuar se ka bërë marrëveshje për të blerë deri në 300 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 të “BioNTech-Pfizer”, e cila ka treguar rezultate të forta në teste.
Dorëzimet pritet të fillojnë deri në fund të këtij viti, thanë kompanitë.
BE-ja ka thënë se ishte një “marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme”, duke shtuar se me doza do të “furnizohej pasi (vaksina) të testohet si e sigurt dhe efektive”
Por komisionarja evropiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides, ka refuzuar të jap detaje për një afat kohorë specifik për kohën kur do të dalë vaksina.
“Duhet të marrë autorizim nga Agjencia Evropiane e Barnave. Një numër hapash duhet të ndiqen para se të jemi në gjendje të kemi një afat kohorë”, ka thënë ajo.