BE-ja dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme të Turqisë në Ankara
01 tetor 2023
| 11:48
Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon sulmin që ka ndodhur sot (e diel) në mëngjes në Ankara, ku janë plagosur dy zyrtarë policorë.
Borrelli me anë të një postimi në platformën “X” u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“BE dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara, duke plagosur disa policë. Ne shprehim solidaritetin me Turqinë dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Borrelli.