BE-ja dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale

16 shtator 2021 | 11:51

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EUEOM në Prishtinë, zëvendësshefi i misionit, Konrad Olszewski, ka deklaruar se kjo të kontribuojë për të arritur një vlerësim të plotë rreth procesit të zgjedhjeve.

“Sot po i përcjellim 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë, secili nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjen për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën. Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”, ka deklaruar.

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete dhe gjysma e tyre janë gra. Ato do të takohen me zyrtarë vendor për zgjedhje, kandidatë dhe përfaqësues nga partitë politike, si dhe me shoqërinë civile dhe mediet./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë njoftuar një pakt…