BE-ja dhe Britania, afër finalizimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit

24 dhjetor 2020 | 12:19

Bisedimet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për marrëveshje pas Brexitit kanë vazhduar gjatë natës, mirëpo marrëveshja pritet të finalizohet të enjten.

Negociatorët në Bruksel është thënë se janë duke tentuar të përfundojnë diskutimet për disa detaje në kuotat për peshkim, që ka qenë një prej pengesave kryesore për arritje të pajtueshmërisë në muajt e fundit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është thënë të ketë njoftuar kabinetin e tij për negociatat.

Ai pritet të diskutojë sërish me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes telefonit, transmeton “BBC”.

Më pas pritet të mbahet një konferencë për medie.

Ndonëse ka pasur spekulime nga të dyja palët se marrëveshja mund të arrihet të mërkurën mbrëma, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mmer, ka thënë pas mesnatës se bisedimet do të vazhdojnë.

“Puna do të vazhdojë gjatë natës. Pak gjumë u rekomandohet të gjithë atyre që ndjekin zhvillimet për Brexit”, ka thënë ai.

Dokumenti i marrëveshjes besohet se ka rreth 2 000 faqe, ndërkohë që të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

Kjo pasi në këtë datë, Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka thënë se Milani nuk…